Ambasadori i Republikës Çeke në Kinë beson se vizita e ardhshme e presidentit kinez Xi Jinping në Pragë, do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe dhe do t'i ngrejë ato në një nivel më të lartë.
Në një intervistë për CRI-në, ambasadori Bedrich Kopecky tha se të dy vendet presin të rritin marrëdhëniet në nivelin strategjik dhe shtojnë bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme, duke përfshirë financat, shkencën dhe teknologjinë, aviacionin civil dhe turizmin.
Ambasadori shtoi se nisma e Kinës 'Një brez, një rrugë' do të rritë bashkëpunimin dypalësh.
Presidenti Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Republikën Çeke nga e hëna deri të mërkurën.
Ambasadori Kopecky e kosnideron këtë vizitë, historike dhe shton se Xi Jinping do të jetë presidenti i kinez që viziton Republikën Çeke, që nga viti 1918. (Leftion Peristeri)