Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) filloi trajnimin e policisë kufitare shqiptare mbi migracionin e parregullt dhe ardhjen e mundshme të refugjatëve nga Lindja e Mesme.
Trajnimet nisën nga Korça në juglindje të Shqipërisë, ku 20 veta nga policia kufitare dhe e migracionit morën leksione mbi përzgjedhjen e emigrantëve, profilizimin e luftëtarëve të mundshëm terroristë dhe zbulimin e veprave penale.
Takime të ngjashme do të mbahen në Shkodër dhe në Gjirokastër.
OSBE-ja tha se trajnimit po kryhen për shkak të rritjes së migracionit nëpër Ballkanin Perëndimor. Punonujësit e policisë që u trajnuan ishin kryesisht nga Njësia Kombëtare e Europolit dhe Policia e Kufirit dhe Migracionit. (Leftion Peristeri)