Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier u kanë bërë thirrje palëve në konflikt në Ukrainë të zbatojnë marrëveshjen e paqes së Minskut. Sipas tyre, vetëm zbatimi pa kushte i kësaj marrëveshjeje mund të stabilizojë situatën në lindje të Ukrainës.
Marrëveshja e Minskut u nënshkrua në shkurt të vitit 2015 në kryeqytetin bjellorus Minsk, me ndërmjetësimin e Francës dhe Germanisë. Në të bëhet thirrje për armëpushimmes palëve në konflikt si dhe marrjen e masave politike dhe ekonomike, me qëllim dhënien fund të konfliktit në lindje të Ukrainës. (Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)