Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka qenë i pranishëm gjatë një testi të raketës me motor me karburant të ngurtë, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve KCNA.
Testi rezultoi i suksesshëm. Kim Jong Un, i cili ishte i kënaqur me rezultation, nënvizoi se testi "ishte i një rëndësie historike dhe strategjike" pasi motori është produkt i vetë-zhvillimit dhe vetë-mbështetjes.
Më 10 mars, udhëheqësi bëri thirrje për gatishmërinë e të gjithë armatimit bërthamor strategjik. (Albana)