PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kompania kineze ble Bankers Petroleum
2016-03-21 15:04:01 xinhua Komenti juaj Printoni

Bankers Petroleum, kompania kanadeze që shfrytëzonte vendburimet kryesore të naftës në Shqipëri, i është shitur një kompanie tjetër kineze. Lajmi njoftohet nga vetë Bankers përmes një komunikatë të publikuar në faqen e saj në internet. Blerësi është kompania kineze Geo-Gade Petroleum Corporation, një nga kompanitë më të madh të naftës dhe gazit në Kinë.

Marrëveshja e vlerëson Bankers në rreth 575 milionë dollar kanadez (C$) përpara vlerësimit të borxheve të papaguara të Bankers.

Kjo shumë është e barabartë me 407 milionë dollarë.

Marrëveshja ka marrë miratimin unanim të Bordit të Drejtorëve të Bankers dhe të stafit menaxhues. Blerësi do të sjellë një fokus të konsiderueshëm investimi në portofolin e aseteve të Bankers.

David French, Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Bankers komentoi: "Transaksioni i propozuar i jep Bankers mundësinë t'i kthejë vlerë aksionerëve tanë me një premium të konsiderueshëm ndaj vlerësimit aktual të tregut, ndërsa i ofron Bankers burime financiare shtesë për të përshpejtuar aktivitetin në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve të produktit.

Ky transaksion do të gjenerojë përfitime domethënëse ekonomike për Shqipërinë dhe komunitetin lokal, ku vepron Bankers."/Monitor

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China