Në orën 9 të paradites së të mërkurës, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, u zhvillua mbledhja përmbyllëse e sesionit të 4-t të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Në këtë mbledhje u votuan projektrezolutat mbi raportin e punës së qeverisë, mbi gjendjen e zbatimit të Planit të 13-të 5-vjeçar për Zhvillimin Ekonomik e Shoqëror të Kinës në vitin 2015 dhe punët për zbatimin e tij gjatë vitit 2016, mbi projektraportin e punës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës etj. Po ashtu u votua mbi projektraportin e punës të Gjykatës së Lartë Popullore e të Prokurorisë së Lartë Popullore të Kinës, mbi projektligjin e bamirësisë, si edhe për pranimin e dorëheqjes nga detyra të anëtarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore Huang Runqiu. (Xu Guang)