Udhëheqës i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) Kim Jong Un tha se së shpejti do të zhvillohet një provë e shpërthimit të mbushjes bërthamore të raketave dhe qitja e një rakete balistike me mbushje bërthamore," njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Kim i bëri komentet ndërsa drejtonte një simulim mjedisor të rihyrjes në atmosferë të raketës balistike me mbushje bërthamore, shton njoftimi i agjencisë.
Simulimi u zhvillua për të "verifikuar qëndrueshmërinë e strukturës termodinamike së materialeve të zbuluara së fundi që i rezistojë ngrohjes në temperaturë të lartë, kur një raketë balistike rihyn në atmosferë. (Leftion Peristeri)