Shqiptarët festuan të hënën Ditën e Verës, simbol i përfundimit të dimrit dhe i rilindjes së natyrës.
Qyteti i Elbasanit, ku e ka origjinën festa, mirëpriti qindra vizitorë nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Bashkia kishte organizuar veprimtari të ndryshme dhe vizitorët mund të blinin ballokume, ëmbëlsira tradicionale e përgatitur posaçërisht për këtë ditë.
Duke shprehur urimet e veta, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini tha: "Dita e Verës është bërë tashmë një festë kombëtare. Veprimtaritë festive kanë filluar disa ditë më parë në Elbasan dhe mbrëmë ne kremtuam festën e Natës së Verës."
Dita e Verës u festua edhe në kryeqytetin e vendit Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u uroi një Ditë të lumtur Vere fëmijëve të mbledhur në qendër të qytetit për të festuar.