Pasditen e së hënës, u mbyll në Pekin sesioni i 4-t i legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Në ceremoninë e mbylljes morën pjesë udhëheqësit kinezë të Shtetit Xi Jinping, Li Keqiang, Zhang Dejiang, Liu Yunshan, Wang Qishan, Zhang Gaoli etj. Ceremoninë e mbylljes e drejtoi kryetari i komitetit kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Yu Zhengsheng. (Fani)