Kina ka ruajtur "presionin e lartë" ndaj korrupsionit duke zhvilluar një fushatë trevjeçare kundër tij, thuhet në raportin e punës së mbajtur para deputetëve nga Prokurori i Përgjithshëm Cao Jianming.
Gjithsej 22 ish zyrtarë kinezë në nivel ministror ose më të lartë, duke përfshirë ish-udhëheqësin Zhou Yongkang, janë ndjekur penalisht në vitin 2015, ndërsa 41 kanë qenë objekt i hetimeve, thekson raporti i prokurorisë.
Një raport tjetër, ai i Gjykatës së Lartë Popullore, tregon përfundimin e gjykimit për Zhou dhe 15 zyrtarë të tjerë të lartë, duke nënvizuar "vendosmërinë e partisë për goditur korrupsionin."
Të dy raportet, ai i Prokurorisë së Përgjithshme dhe ai i Gjykatës së Lartë Popullore u mbajtën të dielën në mëngjes, pak para takimit plenar të sesionit vjetor të parlamentar të Kinës. (Leftion Peristeri)