Plenumi i kartat i Konferencës Konsultative Politike të Kinës zhvilloi punimet të shtunën në Pekin.
Në fjalimet e tyre, këshilltarët dhanë mendime të ndryshme për zhvillimin e Kinës. Këshilltari Wang Quanshu thotë që rregullimi i gjithanshëm serioz i PKK-së ka sjellë një erë të re të pastër.
Këshilltari Zheng Jianbang vuri në dukje se zhvillimi paqësor është dëshirë më e madhe e bashkatdhetarëve të dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Ai theksoi se Konsensusi i vitit 1992 është baza për stabilitetin e marrëdhënieve mes dy brigjeve. Të dyja palët, shtoi ai, duhet të nxisin bashkëpunim dhe shkëmbimet kulturore dhe të rritin lidhjet mes të rinjve për të realizuar fitime të përbashkëta.
Krahas këtyre, këshilltarët dhanë mendime për kujdesin ndaj të moshuarve, zhvillimin e rajonit të Makao-s në bazë të strategjisë "Një brez, një rrugë" dhe zhvillimin e shëndetshëm të tregut të filmave, etj.
Në këtë plenum, ishte i pranishëm edhe anëtari i përhershëm i Byrosë Politike i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetari i KKPPK-së Yu Zhengsheng. (Jiang Lei)