PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE- NATO, forcojnë bashkëpunimin për krizën e refugjatëve
2016-03-11 11:08:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:难民---Nàn Mín---Refugjatë

Më 10 mars kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude JUNCKER dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens STOLTENBERG deklaruan në Bruksel se këto dy organizata do të forcojnë bashkëpunimin për krizën e refugjatëve.

Pas takimit në selinë e BE-së në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens STOLTENBERG dhe kreu i KE-së Jean-Claude JUNCKER në një konferencë për shtyp u shprehën se do të forcojnë bashkëpunimin, për përballimin e krizës së refugjatëve në Europë.

Juncker theksoi rëndësinë e ndërveprimit të NATO-s në Detin Egje dhe u bëri thirrje për ndihmë në këtë drejtim vendeve anëtare të NATO-s. Ai tha se bashkunimi ndërmjet NATO-s dhe BE-së në Detin Egje pritet të pakësojë ndjeshëm kalimin e paligjshëm të kësaj hapësire detare dhe forcon kontrollin e kufijve të BE-së, ndikon në goditjen e trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore.

Nga ana e tij kreu i NATO-s Jens STOLTENBERG theksoi se qysh nga 6 marsi NATO-ja deklaroi se do të zgjerojë praninë e saj ushtarake në Detin Egje, duke dërguar më shumë anijë në kufirin detar midis Greqisë dhe Turqisë, për të luftuar trafikun e paligjshëm të njerëzve. Ai tha se anijet ushtarake do të forcojë më tej bashkëpunimin me sektorin administrativ të çështjes së kufirit të BE-së, policinë kufitare turke dhe greke, për të shkëmbyer informacione në ndihmë të BE-së në luftë kundër emigracionit të paligjshëm.

Më 10 mars u zhvillua në Bruksel takimi i ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, në fokus të të cilit ishte krizy e refugjatëve në Europë. Në deklaratën për shtyp pas takimit paraqiten të dhënat e fundit rekord lidhur me numrin e refugjatëve që kanë hyrë në vendet e BE-së, i cili tejkalon 1 milionë e 800 mijë refugjatë. Sipas statistikave të agjencisë së OKB-së për Refugjatët, UNHCR-së 3770 njerëz humbën jetën gjatë kalimit nga deti për në vende të BE-së. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China