PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
UNESCO: Kina, vendi i parë në eksportimin e produkteve kulturore
2016-03-11 10:37:33 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2013 Kina ua kaloi Shteteve të Bashkuara, duke zënë vendin e parë për sa i përket eksportit të produkteve kulturore, thuhet në një raport të publikuar të enjten nga UNESCO-ja.

Instituti i Statistikave i UNESCO-s vë në dukje në raport se, nën ndikimin e recesionit të ekonomisë globale, vëllimi i import-eksportit të mallrave kulturore nga viti 2004 deri në 2013 është gati dyfishuar, duke arritur në 212.8 miliardë dollarë amerikanë. "Kjo tregon rolin e rëndësishëm të industrisë kulturore në ekonominë botërore", u shpreh drejtorja e Institutit të Statistikave të UNESCO-s Silvia Montoya.

Raporti tregon se eksporti i produkteve kulturore nga Kina ishte 60 miliardë dollarësh amerikanë, mbi dyfish më shumë eksporti nga ShBA-ja prej 27.9 miliardë dollarësh amerikanë.

Vendet e zhvilluara janë përsëri importueset kryesore të produkteve kulturore. Ndërkohë, ekonomitë e reja, si Turqia, India etj., shënuan rritje të ndjeshme të eksporteve, duke u renditur ndër 10 eksportueset kryesore të produkteve kulturore në shkallë botërore.

(Zhang Yan/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China