PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kundërshton kritikat për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend
2016-03-11 09:57:40 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i përkohshëm i delegacionit kinez në Gjenevë Fu Cong iu drejtua me një fjalim të enjten konferencës së 31-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Ai tha se pala kineze kundërshton kritikat e SHBA-së, Japonisë apo vendeve të tjera lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Fu Cong theksoi se Kina është një vend i sundimit të ligjit, ndaj goditja e krimeve bazohet në ligj dhe në mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Fu vuri në dukje se për të gjithë janë tashmë të njohura abuzimet me të burgosurit në Guantanamo, apo incidentet e dhunëshme me armë në SHBA, si dhe përhapja e racizmit.

Në fjalën e tij përfaqësuesi kinez në Gjenevë kujtoi përgjimet e paligjshme të SHBA-së apo vrasjet dhe plagosjet e qytetarëve të thjeshtë nga avionët amerikanë pa pilotë. "Të gjitha këto, tha Fu tregojnë se SHBA-ja i trajton me dy standarde të drejtat e njeriut. Ndërsa nga ana tjetër militarizmi japonez kreu krime kundër njerëzimit, ndër të cilat dhe skllavëria seksuale ndaj 10 mijë grave dhe vajzave aziatike."

Në përfundim të fjalimit Fu Cong u shpreh se Kina këshillon SHBA-në, Japoninë apo vende të tjera të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe të mos ndërhyjnë në punët e brëndëshme të vendeve të tjera, pasi nuk mund të bëhen gjyqtarë ndërkombëtarë, duke shkelur sovranitetin dhe pavarësinë e këtyre vendeve. (Çang Çuo/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China