Lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka urdhëruar trupat strategjike të Ushtrisë Popullore të jenë të gatshme për sulme bërthamore, njofton agjencia shtetëtore e lajmeve KCNA.
Ai e bëri deklaratën gjatë inspektimit të stërvitjes së lëshimit të raketave balistike nga trupat strategjike. Kim Jong Un tha se Koreja e Veriut do të vazhdojë provat bërthamore, me synim rritjen e aftësisë për sulme bërthamore.
Ai kërkoi që ekipet studimore të armëve bërthamore të hartojnë rregulloren e administrimit të predhave bërthamore, për të garantuar shpejtësinë e sigurinë e sulmit bërthamor, në rast emergjence. Lideri suprem koreanoverior kërkoi krijimin e një sistemi të vetëm drejtues dhe të administrimit të armëve bërthamore. (Fani/ Eda Merepeza)