PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina paralajmëron Filipinet të mos sfidojë sovranitetin e Detit të Kinës Jugore
2016-03-11 09:29:52 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë shprehur shqetësim ndaj marrëveshjes së re të nënshkruar midis Filipineve dhe Japonisë, lidhur me Detin e Kinës Jugore. Sipas marrëveshjes, pala filipinase do të marrë me qira 5 avionë japonezë për patrullimin në rajon. Manila zyrtare ka deklaruar se avionët japonezë do të ndihmojnë përmes trajnimit Forcat Detare të Filipineve, për patrullimin në zonën që Filipinet e konsiderojnë territor të vetin.

Ndaj kësaj marrëveshjeje ka reaguar Ministria e Jashtme e Kinës, me një deklaratë në të cilën thuhet se Kina kundërshton çdo sfidë ndaj sovranitetit dhe sigurisë së saj në Detin e Kinës Jugore.

Në të njejtën kohë, qeveria kineze i ka bërë thirrje Japonisë të mos ndërhyjë në çeshtjen e Detit të Kinës Jugore, për të cilën ka bërë të ditur se nuk ka pretendime.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Kinës ka paralajmëruar zyrtarët japonezë të përmbahen nga veprime, të cilat mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin rajonal. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China