Shqipëria është një vend me kapacitete modeste nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe financiare, por nuk i mungon vullneti për të kontribuar në përballimin e krizës së refugjatëve, në përputhje me mundësitë e saj, deklaroi të enjten në Kuvend ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai theksoi se në këtë krizë duhet të ketë një përgjigje sa më të unifikuar të vendeve të Bashkimit Europian."Shqipëria është mes 12 vendeve që mund të preken potencialisht nga kriza e refugjatëve", shtoi Bushati.
Ndërsa ministri i Brendshem Sajmir Tahiri tha se institucionet shqiptare janë rakorduar për të koordinuar masat dhe për të adresuar çështjen. "Me urdhër të kryeministrit dhe një grup institucional pune mblidhet çdo javë për të koordinuar masat dhe për të adresuar çështjet në rast se vjen kjo situate", tha ministri Tahiri.(ATSH)