Fjala kyçe: 改革---Gǎigé---Reformë
20160310reforma |
Në paraditën e 9 marsit, nëndrejtori i Zyrës Studimore pranë Këshillit të Shtetit, i cili ka kryesuar grupin e punës për hartimin e "Raportit Vjetor të Veprimtarisë së Qeverisë" Huang Shouhong u shpreh se reforma në fushën e ofertës përfshin masa konkrete, i kushton vëmendje jo vetëm ofertës, por edhe kërkesës. Nënkryetari i përhershëm i Institutit të Administrimit Kombëtar Ma Jiantang tha se në objektivin e rritjes ekonomike të Kinës janë përfshirë shumë elemente.
Huang Shouhong theksoi se reforma enë fushën e ofertës përfshin disa masa dhe ajo duhet kuptuar nga të gjithë.
"Reforma në fushën e ofertës kërkon uljen e nivelit të administrimit, nxitjen e konkurrencës, përkrahjen e krijimtarisë, zgjerimin e hapjes. Qeveria duhet të krijojë një mjedis konkurrence të barabartë në treg. Në fushën e industrisë duhet të pakësojmë industritë e vjetra dhe me efikasitet të ulët, por duhet të nxitim rritjen e industrive me teknologji të reja. Do të ulim taksta për të nxitur zhvillimin e ekonomisë reale."
Në "Raportin Vjetor të Veprimtarisë së Qeverisë" vihet në dukje se duhen eliminuar pengesat në sektorë të ndryshëm, të përmirësohet nëpërmjet reformës cilësia dhe efikasiteti, duke i dhënë gjallëri tregut dhe krijimtarisë shoqërore.
Ma Jiantang thotë se marrëdhënia mes tregut dhe qeverisë është kyçi i reformës së strukturës.
"Thelbi i kësaj reformëe është nxitja e liberalizimit të faktorëve prodhues, shpërndarja efektive e tyre, duke garantuar rolin e tregut në shpërndarjen e burimeve. Rregullimi i marrëdhënies mes tregut dhe qeverisë mund të rritë vitalitetin e ndërmarrjeve."
Në "Raportin Vjetor të Veprimtarisë së Qeverisë" është përcaktuar objektivi i rritjes së GDP-së në 6.5%-7%. Ma Jiantang thotë se ky objektiv përcantohet nga kërkesa dhe aftësia e zhvillimit ekonomik të vendit, duke marrë parasysh ndryshimin e situatës së brendshme dhe jashtme ekonomike.
Huang Shouhong nënvizon se qeveria kineze ka marrë masa të mjaftueshme për të përballuar gjendjen aktuale ekonomike.
"Nëse shpejtësia e rritjes ekonomike është ngadalësuar, duhet nënvizuar se punësimi është ndikuar nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, ndaj do të marrim masat më të forta dhe më të efektshme nxitëse në këtë drejtim."(Xu Guang)