Koreja e Veriut ka vendosur të likuidojë të gjitha asetet koreanojugore në vend, duke anuluar të gjitha projektet ndër-koreane për bashkëpunim ekonomik. Ky veprim erdhi si përgjigje ndaj sanksioneve të njëanshme të Seulit kundër Penianit, njoftuar në fillim të javës.
Koreja e Veriut kërcënoi gjithashtu se do të marrë të ashuquajturat "masa të posaçme" ndaj qeverisë koreanojugore, duke shkaktuar dëme politike, ushtarake dhe ekonomike.
Ndërkohë, Kina i bëri thirrje të enjten palëve të heqin dorë nga provokimet.
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat e saj lindorë, pas lëshimeve të ngjashme në fillim të muajit.
Ndërkohë, manovra e përbashkët ushtarake SHBA-Kore e Jugut po zhvillohet si çdo vit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei tha se Koreja e Veriut ka reaguar pas nisjes së kësaj manovre, duke shtuar se Kina shpreh shqetësim serioz lidhur me situatën e krijuar. "Ruajtja e paqes dhe e stabilitetit në gadishull është në interesin e përbashkët të të gjitha palëve," tha Hong. (Albana)