PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lideri tajvanez thekson rëndësinë e Konsensusit të vitit 1992
2016-03-10 09:09:44 CRI Komenti juaj Printoni

Lideri i Tajvanit në largim i ka bërë thirrje pasueses së tij të sigurojë stabilitetin ndërmjet dy brigjeve të ngushticës.

Në përkujtim të 25-vjetorit të krijimit të Fondacionit të Shkëmbimeve të Ngushticës të Tajvanit, Ma Ying-jeou u shpreh se Konsensusi i vitit 1992 duhet të mbetet baza e marrëdhënieve ndërmjet pjesës kontinentale të Kinës dhe Tajvanit.

"Ne duhet të forcojmë paqen dhe të ruajmë marrëdhëniet e tanishme ndërmjet të dy brigjeve. Marrëveshjet që kemi nënshkruar përgjatë viteve janë të rëndësishme, por ruajtja e marrëdhënieve nuk është aq e thjeshtë sa e mendojmë. Shpresojmë se marrëdhëniet e tanishme do të vazhdojnë," u shpreh Ma.

Konsensusi i vitit 1992 njihet më shumë si Politika e Një Kine. Sipas tij, të dyja palët duhet të pranojnë se ka vetëm një Kinë, por secila palë mund t'i bëjë interpretimin e vet kësaj politike.

Konsensusi i vitit 1992 ka bërë të mundur arritjen e niveleve të reja në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Vëllimi i tregtisë dypalëshe gjatë 8 vjetëve të fundit ka arritur në rreth 1 trilion dollarë amerikanë. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China