PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria merr pjesë në panairin "FOODEX JAPAN 2016"
2016-03-09 10:22:13 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria po merr pjesë në panairin "FOODEX JAPAN 2016", i cili zhvillohet në Tokio të Japonisë. Në Panairin ku mblidhen 75 mijë blerës nga vende të ndryshme të botës dhe ekspozues nga 80 vende pjesmarrëse Shqipëria përfaqësohet me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Jetro-s. Shqipëria merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme me prodhimet e 3 kompanive ATC Natyral, Dhermiu Olive Oil dhe Morava. Pjesëmarrja në këtë panair përbën një sukses të kompanive shqiptare, pasi ofron mundësi reale për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe kompanive aziatike me qëllim depërtimin e tyre në këtë treg.

FOODEX JAPAN është një nga panairet më të rëndësishëm të Ushqimit dhe Pijeve në Azi me një eksperiencë 40 vjeçare i cili do të mbajë hapur dyert për katër ditë me rradhë. (ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China