Pekini tha se do të shtojë kontrollet mbi sendet e ndaluara nga OKB-ja, pas lajmeve se një kamion i prodhuar nga Kina është përdorur nga Koreja e Veriut në një sistem të ri artilerie.
Në disa fotografi të publikuar nga mediat verikoreane dallohet një lëshues raketash i vendosur mbi trupin e një kamioni Sinotruk HOWO i prodhuar nga Kina, i cili përdoret gjerësisht edhe në industrinë e ndërtimit.
I pyetur në lidhje me kamionin në fjalë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei, tha se qeveria iu është përmbajtur vazhdimisht rezolutave të Kombeve të Bashkuara.
"Kina do të vazhdojë kontrollin e artikujve të ndaluar ndaj Koresë së Veriut në rezolutën e Këshillit të Sigurimit," tha zëdhënësi. (Wang Lei/lLeftion Peristeri)