Një raport pune i Asamblesë Kombëtare Popullore, parlamentit të Kinës, përgëzoi të mërkurën zgjerimin e kuadrit ligjor në lidhje me sigurinë kombëtare të vendit vitin e kaluar.
Arritje të rëndësishme janë shënuar në këtë fushë pas miratimit të ligjit për sigurinë dhe atij kundër terrorizmit në dhjetor të vitit 2015, thekson raporti i kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë, Zhang Dejiang.
Këtë vit, ligjvënësit po punojë mbi ligjin për organizimin e organizatave ndërkombëtare joqeveritare dhe ligjin e sigurisë kibernetike, thuhet në raport. (Leftion Peristeri)