Projektligji për bamirësinë, i pari që do të rregullojë aktivitetet e tilla në Kinë, iu paraqit për shqyrtim sesionit vjetor parlamentar.
Projektligji parashikon kushtet mbi të cilat mund të themelohet dhe regjistrohet një organizatë bamirësie.
Ai gjithashtu nxit dhurimet e bamirësisë duke parashikuar reduktimin e taksave.
Një tjetër aspekt është plotësimi i hapësirave ligjore të krijuara vitet e fundit nga zgjerimi masiv i aktiviteteve të bamirësisë.
Dhurimet e bamirësisë në Kinë janë rritur nga 10 miliardë juanë në vitin 2006 në 100 miliardë juanë sot. (Leftion Peristeri)