Udhëheqësi verikorean Kim Jong-Un citohet të ketë deklaruar se shkencëtarët ushtarakë kanë zvogëluar me sukses një mbushje termobërthamore.
Kim i bëri komentet gjatë një mbledhje me zyrtarë të zhvillimit të armëve bërthamore.
Disa ditë më parë Veriu kërcënoi me sulm bërthamor Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Kërcënimi ndodhi pasi Seuli dhe Uashingtoni filluan një manovër të gjerë ushtarake.
Tensionet ushtarake janë rritur në Gadishullin Korean pas provës bërthamore dhe lëshimit të një sateliti me anën e një rakete me reze të gjatë veprimi, të cilat u dënuan në mënyrë unanime nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. (Leftion Peristeri)