Koreja e Jugut shpalli të martën një numër sanksionesh të njëanshme kundër Koresë së Veriut, në përgjigje të zhvillimit të një prove bërthamore dhe të lëshimit të një rakete nga Pheniani.
Lee Suk-joon i Zyrës së Bashkërendimit të Politikave Qeveritare të Koresë së Jugut u shpreh:
"Do të zgjerojmë ndjeshëm sanksionet financiare ndaj Koresë së Veriut. Sanksionet do të kenë në qendër 40 individë dhe 30 organizata. Ato përfshijë 38 individë dhe 24 organizata nga Koreja e Jugut që janë të ngarkuar me prodhimin e armëve. Pjesa tjetër janë entitete të huaja që mbështetin tërthorazi Korenë e Veriut."
Lee Suk-joon bëri të ditur se koreanojugorët do të ndalohen të kryejnë transaksione financiare me individët dhe organizatat që janë të përfshirë në listë, dhe pasuritë e këtyre të fundit do të ngrihen.
Sipas sanksioneve të reja, çdo anije që ka ndaluar në Korenë e Veriut brenda 180 ditëve të mëparshme, do të ndalohet të hyjë në Korenë e Veriut. Edhe eksportet e tërthorta të mallrave veriokoreane në Korenë e Jugut do të kufizohen më tej. (Artan Goga)