Kina e vlerëson Europën si një forcë të rëndësishme në procesin e shumëpolarizimit, u shpreh të martën në Pekin ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, duke shtuar se Europa ka filluar ta shikojë zhvillimin e Kinës në një mënyrë më objektive.
Në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore, Wang Yi vuri në dukje se diplomacia kineze lidhur me çështjet europiane ka pasur arritje pozitive vitin e kaluar. Marrëdhëniet mes Kinës dhe vendeve europiane janë përmirësuar ndjeshëm. "Në fazën e ardhshme, ne dëshirojmë të nxitim bashkë me palën europiane krijimin e marrëdhënieve të partneritetit të paqes, të rritjes, të reformës dhe të qytetërimit. Ky është një projekt shekullor dhe një ndihmesë e të dy palëve për zhvillimin e qytetërimit njerëzor," u shpreh kryediplomati kinez. (Xu Guang)