PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang: Kina ka detyrimin e aftësitë për zbatimin e rezolutave për Korenë V.
2016-03-08 11:17:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dha të martën një konferencë shtypi në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore që po zhvillohet në Pekin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut, kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje se Kina është një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, prandaj ka si detyrimin, ashtu edhe aftësitë për të zbatuar të gjitha rezolutat e KS-së, përfshirë edhe ato për Korenë e Veriut.

Ndërkohë, lidhur me çështjen e Detit të Kinës Jugore, Wang tha se ndërtimi i objekteve mbrojtëse nga Kina është bërë në ishujt që janë nën sovranitetin e saj.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se samiti i udhëheqësve të G20-s që do të mbahet sivjet në Hangzhou, do të jetë ngjarja më e rëndësishme diplomatike e vitit për Kinën. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China