PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Rëndësi jo vetëm miqësia, por dhe parimet, në marrëdhëniet me Korenë V
2016-03-08 12:16:26 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh të martën në Pekin se Kina kufizohet me Gadishullin Korean dhe marrëdhëniet kino-verikoreane janë marrëdhënie normale mes dy vendeve që kanë miqësi të thellë tradicionale. Megjithatë, Wang shtoi se Kina u kushton vëmendje jo vetëm miqësisë, por edhe parimeve.

Wang Yi tha se Koreja e Veriut dëshiron zhvillimin dhe sigurinë dhe Kina është e gatshme t'i ofrojë përkrahje dhe ndihmë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Pekini ngul këmbë në qëndrimin për një Gadishull Korean pa armë bërthamore dhe nuk do të pranojë kurrë programin bërthamor dhe atë raketor të palës verikoreane.

"Paqja vjen nga një Gadishull Korean pa armë bërthamore. Dialogu është rruga e vetme dhe bashkëpunimi mund të sjellë përfitime të përbashkëta," tha kryediplomati kinez Wang Yi. (Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China