Fjalë kyçe: 空气质量---Kōng qì zhì liàng---Cilësi a e ajrit
20160308zhiliang |
Gjatë sesionit vjetor të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, zv/ministri i Mbrojtjes së Mjedisit i Kinës Wu Xiaoqing u shpreh në konferencë për shtyp se brenda 5 vjetëve duhet të realizohet synimi që ditët me cilësi të mirë të ajrit të zenë mbi 80% të ditëve të vitit, në të gjitha qytetet në nivel prefekture.
Vitet e fundit, smogu është bërë një problem serioz në krahinat e ndryshme të Kinës. Ky problem ka lidhje të ngushtë me shëndetin e qytetarëve dhe është bërë një nga temat kryesore në sesionin e sivjetshëm të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Në fakt, në raportin e qeverisë u theksua se gjatë planit të 13-të 5-vjeçar, në 335 qytete në nivel prefekturë, numri i ditëve me cilësi të mirë të ajrit duhet të arrijë mbi 80%. Lidhur me këtë synim, zv/ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe anëtari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Wu Xiaoqing u shpreh se megjithëse palët do të bëjnë përpjekje, synimi duhet medoemos të realizohet. Ai propozoi që të arrihet ky synim nëpërmjet caktimit të detajuar të përgjegjësive, kontrollit të rreptë dhe zbatimit serioz të ligjit.
"Së pari, propozoj që të caktohen qartë përgjegjësitë, të cakohen detyrat e qeverive të nivelit të ndryshëm dhe të përcaktohet qartë çdo vit misioni i tyre. Së dyti, duhet të ketë një kontroll të rreptë dhe qeverisja të zbatojë kontrollin, ndërsa ata që nuk përmbushin standardet duhet të mbajnë përgjegjësi. Së treti, të zbatohet ligji në mënyrë serioze, posaçërisht në mbrojtjen e mjedisit. Nuk do të lejohet mosrealizimi i detyrave përkatëse me pretekstin e zhvillimit ekonomik. Së katërti, kjo punë duhet të mbikqyret nga e gjithë shoqëria, pasi kjo është një mënyrë e hapur për përmirësimin e cilësisë së mjedisit," thotë Wu Xiaoqing.
Lidhur me saktësinë e uljes së nivelit të ndotjes, Wu Xiaoqing u shpreh se sektori i mbrojtjes së mjedisit po rishkruan dhe përmirëson gradualisht standardin e tanishëm të parashikimit. Ndërkohë, do të vazhdojë përmirësimi i rrjetit të paralajmërimit të mjedisit, duke u përpjekur në realizimin e parashikimit të saktë në zonat me ndotje të lartë në bashkëpunim me shërbimin meteorologjik.
Lidhur me shkakun e smogut, anëtari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Kinës Qin Dahe theksoi se shkaku i ndotjeve në qytetet e mëdha është më i ndërlikuar.
"Në qytetet e mëdha, qymyrguri është një lënda kryesore ndotëse dhe gazi i lëshuar nga automjetet është një tjetër shkak i ndotjes. Por dua të theksoi që në qytetet e mëdha si Pekini, shkaku kryesor i ndotjes është sasia e paktë e erës, lëshimi i gazit nga makineritë në kantiere, nga makinat me etiketën e verdhë (me lëshim të lartë) dhe diegia e qymyrgurit në dimër," thotë Qin Dahe.
Ai u shpreh se tani në Kinë, qymyrguri përbën ende energjinë kryesore. Për këtë arsye, përdorimi në mënyrë të pastër është kyçi i zgjidhjes së problemit. Krahas kësaj, është rëndësishme që të ngrihet cilësia e karburantëve, çka mund të pastrojë gazrat e lëshuar nga makinat. (Jiang Lei)