PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Federata e Gruas e Kinës, takim festiv me rastin e 8 Marsit
2016-03-08 09:02:55 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Federata e Gruas e Kinës organizoi një veprimtari të hënën pasdite në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, ku ishin të ftuara gra kineze dhe të huaja nga sektorë të ndryshëm si dhe nga Radio e Jashtme e Kinës (CRI). Fjalën përshëndetëse e mbajti zonja Shen Yueye, zëvendëskryetare e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, njëherësh kryetare e këesaj Federate.

Në fjalën e saj zonja Shen vuri në dukje arritjet e grave kineze gjatë vitit të kaluar dhe pjesmarrjen masive të tyre në drejtimin e sipërmarrjes, në risi dhe fusha të tjera. Ndërsa vitin 2016 ajo e cilësoi si vendimtar për shoqërinë kineze dhe gruan në veçanti, si dhe kontributin e saj në planin e 13-të pesëvjeçar. Një program artistik me pjesë baleti, akrobacie, sfiladë mode dhe performancë të valleve folklorike mbylli këtë pritje festive me rastin e 8 marsit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China