PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekonomia kineze do të ruajë rritjen e qëndrueshme
2016-03-07 16:48:55 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala kyçe: 硬着陆---Yìng zhuó lù---Ulja e fortë

Në konferencën e shtypit të organizuar të dielën nga sesioni i 4-të i legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, drejtori i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit e të Reformës Xu Shaoshi u shpreh se Kina ka besim e aftësi ta ruajë rritjen e qëndrueshme ekonomike, ndaj parashikimi për "uljen e fortë" të ekonomisë kineze nuk do të realizohet.

"Ulja e fortë" do të thotë normalizimi i përqindjes së inflacionit nëpërmjet politikës së detyrueshme financiare e monetare, duke pakësuar të ardhurat e shtetasve.Lidhur me këtë çështje, Xu Shaoshi u shpreh se Kina ka aftësi të sigurojë qarkullimin e arsyeshëm ekonomik:

"Ekonomia kineze ka aftësi të fuqishme të përballimit të rreziqeve, kjo aftësi vjen nga baza e fortë materiale, kërkesa e madhe e tregut, hapësira e gjerë e zhvillimit, rritja e cilësisë së prodhimit dhe përvoja e pasur e makrokontrollit, ndaj kemi besim të plotë për zhvillimin e ardhshëm."

Sipas Xu Shaoshit, në sfondin e presionit të madh të uljes ekonomike, duhet të shtohen më tej investimet. Komisioni Shtetëror i Zhvillimit e i Reformës ka hartuar planin e investimeve 3-vjeçar, duke krijuar fondacionin e posaçëm:

"Këtë vit, qeveria qendrore do të kryejë 500 miliardë juanë investime në fushat kyçe si në ndërtimin e shtëpive për banorët me të ardhurat e ulta, prodhimin e drithërave, ndërtimet hidro-energjitike, ndërtimin e hekurudhave në krahinat qendrore e perëndimore, risitë tekniko-shkencore, kursimin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit, arsimin, mjekësinë, zhdukjen e varfërisë etj."

Pakësimi i mbiprodhimit është një detyrë e rëndë në reformën e tanishme të strukturës ekonomike kineze. Lidhur me këtë, Xu Shaoshi u shpreh se Kina do të ulë më tej mbiprodhimin në sektorin e çelikut dhe atë të qymyrgurit, duke frenuar rritjen e shpejtë të papunësisë:

"Brenda 5 vjetëve, do të ulet 100 deri 150 milionë tonë prodhimi i çelikut dhe prodhimi vjetor i qymyrgurit, duke vendosur një prodhim kufi prej 500 milionë tonësh. Njëkohësisht qeveria qendrore ka dhënë fonde të posaçme për punëtorët përkatës."

Në fushën e pasurive të paluajtshme, Xu Shaoshi u shpreh se deri në fund të vitit 2015, sipërfaqja e pasurive të paluajtshme tregtare të pashitura në mbarë vendin arriti në 719 milionë metra katrorë. Për të pakësuar këtë sasi, do të thellohet reforma në sistemin e banesave, do të shtohen kërkesat për banesa dhe do të shpejtohet procesi i urbanizimit, duke penguar spekulimin në tregun e pasurive të paluajtshme. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China