Ministri kinez i Bujqësisë Han Changfu nënvizoi se çështja e sigurisë ushqimore në Kinë është "strategjike"
Ai i tha këto në një konferencë për shtyp ne kuadër të Sesionit të Asamblesë Kombëtare Popullore në Pekin.
Han u zotua se autoritetet do të ushtrojnë "zero-tolerancë" për çështjen e sigurisë ushqimore.
"Ne do të mbajmë një qëndrim të ashpër si në procedurën e prodhimit, ashtu edhe në kontrollin e ushqimeve, me qëllim që banorët të konsumojnë ushqime me cilësi. Ne duhet të hamë jo vetëm mirë, por dhe të kemi siguri."
Ai vijoi më tej duke thënë se po ndërmerren një sërë masa në këtë drejtim, përfshi dënimin e rasteve të paligjshme që rezultojnë me shtesa ushqimore dhe mbetje pesticidesh.
Ministri nënvizoi gjithashtu se do të ndërmerren masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së tokës në Kinë, duke e ruajtuar atë nga dëmtuesit etj. (Albana)


















