PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Politika e lindjes së dy fëmijëve, në fokus të sesionit të AKP-së
2016-03-07 10:09:40 CRI Komenti juaj Printoni

Politika e lindjes së dy fëmijëve, që ka nisur të zbatohet para pak kohësh në Kinë, është një ndër çështjet më të diskutuara nga ligjvënësit që janë mbledhur në Pekin për sesionin vjetor.

Sipas një sondazhi nga Instututi i Kërkimeve për Popullsinë i Guangdong-ut, vetëm rreth 34 % e 12 000 familjeve të pyetura donin të kishin një fëmijë të dytë.

Arsyet për këtë përfshijnë koston e lartë të rritjes së një fëmije, mungesën e kujdestareve për fëmijët, si edhe burimet e pakta arsimore e shëndetësore.

Duke folur lidhur me këtë çështje në raportin vjetor të punës së qeverisë, në hapje të sesionit të Asamblesë Kombëtare Popullore, kryeministri Li Keqiang vuri në dukje: "Do të përmirësojmë politikat që plotësojnë vendimin për t'i lejuar çiftet të kenë dy fëmijë. Do të nxitim zhvillimin e kopshteve të hapura për të gjithë fëmijët."

Zheng Zhenzhen, kërkuese në Institutin e Popullsisë dhe të Ekonomisë së Punës në Akademinë e Shkencave Shoqërore të Kinës, shprehet se kryesorja është ndryshimi i mendësisë:

"Duhet të ndryshojmë besimin tradicional se është më mirë që çiftet të kenë vetëm një fëmijë. Ky koncept i vjetruar mund të shkatërrojë zhvillimin e vazhdueshëm të popullsisë sonë në një periudhë afatgjatë." (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China