PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti Xi paralajmëron kundër "Pavarësisë së Tajvanit"
2016-03-06 09:57:35 CRI Komenti juaj Printoni

President kinez Xi Jinping tha se Shangai duhet të vazhdojë rolin e tij si një vend pionier dhe udhëheqës i reformave, ndërsa bisedonte me deputetë të këtij qyteti të shtunën, pas hapjes së sesionit vjetor parlamentar. Ai diskutoi me ta dhe mbi çështjen e Tajvanit dhe nënvizoi se qeveria do të kundërshtojë me vendosmëri "pavarësinë e ishullit" dhe do të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial.

Shangai duhet të përdorë frymën e kurajës dhe gjallërinë e të rinjve për të nxitur reformat në një mënyrë novatore, tha Xi, ndërsa diskutonte raportin e punës së qeverisë.

Si qendra financiare dhe tregtare e vendit, Shangai u zgjidh për hapjen e zonës së parë të tregtisë së lirë të Kinës, ndërsa është përdorur nga politikëbërësit si një tokë pjellore për politikat e reja.

Ndërkaq, president Xi foli edhe mbi çështjen e Tajvanit dhe paralajmëroi kundër "pavarësisë së ishullit".

Ai tha se qeveria do të kundërshtojë me vendosmëri "pavarësinë e Tajvanit" dhe do të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial.

"Politika jonë ndaj Tajvanit është e qartë dhe vazhdueshme dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht gjendjes politike në ishull. Ne do t'i përmbahemi Konsensusit të vitit 1992 si një themel politik dhe do të vazhdojmë përparimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve," tha Xi. 

Xi Jinping tha se pjesa kontinentale është e vendosur për të nxitur bashkëpunimin midis dy brigjeve dhe ndërtojë një të ardhme të përbashkët. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China