Diplomatët e huaj e ndoqën me interes hapjen e sesionit të 12-të parlamentar të Kinës në Pekin, duke veçuar Planin e 13-të Pesëvjeçar dhe 'Normalen e Re' të ekonomisë kineze.
Ambasadori i Brazilit, Roberto Jaguaribe, nënvizon rëndësinë e planit të ri të zhvillimit të Kinës.
"Është një rast i veçantë për qeverinë dhe për të gjithë vendin, zbatimi i Planit të 13-të Pesëvjeçar, i cili është mjeti kryesor për të kuptuar hapat e mëtejshëm të Kinës. Dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për Kinën, por për të gjithë botën."
Ambasadori i Portugalisë Jorge Torres-Pereira, nënvizon si shumë të rëndësishëm transformimin e ekonomisë së Kinës.
"Transformimi i ekonomisë drejt një modeli që bazohet më shumë tek dijet dhe novacioni, mendoj se është në të vërtetë hapi i duhur për zhvillimin."
Plani i 13-të Pesëvjeçar i cili do të jetë në fuqi deri në vitin 2020 synon të përfundojë ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet. (Leftion Peristeri)