PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina synon një rritje ekonomike prej 6.5% deri 7% në 2016-n
2016-03-05 09:54:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kina synon të ruajë normën e rritjes ekonomike në 6.5 deri 7 për qind në vitin 2016 dhe një rritje mesatare vjetore prej të paktën 6.5 për qind deri në vitin 2020, thotë raporti i punës i qeverisë kineze që u shpërnda për mediat të shtunën në mëngjes para hapjes së sesionit vjetor parlamentar.

Objektivi i vitit të kaluar ishte rreth 7 për qind dhe Kina regjistroi një rritje reale prej 6.9 për qind, duke shënuar rritjen më të ulët në një çerek shekulli.

Objektivi i këtij viti është në përputhje me qëllimin për të përfunduar ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet dhe merr parasysh nevojën për të çuar përpara reformën strukturore, thekson raporti.

"Kjo do të ndihmojë pritshmëritë e orientuara nga tregu dhe do t'i mbajë ato të qëndrueshme. Qëllimi për të ruajtur një rritje të qëndrueshme parashikon sigurimin e punësimit dhe nxitjen e mirëqenies së popullit me një normë rritjeje prej 6.5 dhe 7 për qind që do të lejojë punësim relativisht të plotë", nënvizon raporti.

Një parashikim i shkurtër i Planit të 13-të Pesëvjeçar të Kinës është përfshirë gjithashtu në raportin e punës së qeverisë. Vendi pret një normë mesatare vjetore rritjeje prej të paktën 6.5 për qind nga viti 2016 deri në vitin 2020, kur Kina pritet të ketë një Prodhim të Brendshëm Bruto prej 90 trilionë juanë (afro 13.8 trilionë dollarë amerikanë). (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China