Një ekip prej 16 specialistësh të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të ShBA-së do të nisë ekzaminimin e efekteve të virusit Zika te foshnjat braziliane.
Qëllimi i studimit është të vërtetojë nëse virusi shkakton mikrocefali te foshnjat e porsalindura, një dyshim i ngritur nga studjuesit brazilianë.
Specialistët amerikanë do të ekzaminojnë gjakun e foshnjave të prekura nga mikrocefalia dhe nënat e tyre, por edhe nënat që kanë lindur në periudhën e përhapjes së epidemisë.
Trajnimi nga specialistët amerikanë të shëndetësisë nisi të hënën në qytetin verilindor brazilian Joao Pessoa, ku shpërtheu fillimisht epidemia e virusit Zika.