Bashkimi Europian konfirmoi synimin për të siguruar një grant prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e interkonjeksionit të parë të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për shtyp të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua në Londër në prani të kryeministrave rajonalë.
BERZH ka akorduar tashmë një kredi 37 milionë euro për projektin për të rritur integrimin rajonal të tregjeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor.
Projekti është pjesë e iniciativës së Komisionit Eiropian për të krijuar një korridor Lindje-Perëndim të transmetimit të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, duke përfshirë kabullin e planifikuar nënujor nga Mali i Zi në Itali, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike. (Leftion Peristeri)