"Militarizimi" i Detit të Kinës Jugore është shkaktuar nga aktivitetet e shumta të avionëve dhe anijeve ushtarake të ShBA-së, deklaroi të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying.
ShBA-ja ka dënuar vazhdimisht militarizim e Detit Jugor si dhe dislokimin e sistemit të raketave në ishullin Yongxing, çka ka shtuar tensionet.
Por zëdhënësja i mbrojti veprimet. "Kina po dislokon pajisje për mbrojtjen e territorit. Kjo nuk ka asnjë ndryshim nga instalimet mbrojtëse të ShBA-së në ishullin Hawaii," tha Hua, ndërsa shtoi se avionët dhe anijet ushtarake amerikane kanë shtuar aktivitetin vëzhgues në rajon. Kjo, sipas zëdhënëses, ka shtuar tensionet në Detin e Kinës Jugore si dhe është shkaku i "militarizimit" të tij.
"Ne shpresojmë se SHBA-ja nuk do të shkaktojë dhe nxitë tensione në këtë rajon, ndërsa i bëjmë thirrje të luajë rol konstruktiv për paqen dhe stabilitetin rajonal," theksoi Hua Chunying. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)