Sot në mbarë Kinën kremtohet Festivali i Fenerëve. Me këtë rast ambjentet publike dhe private janë zbukuruar me fenerë të kuq, janë përgatitur gatimet tradicionale si dhe një element tjetër i festës është vallja e luanit.
Festivali i Fenerëve kremtohet ditën e 15-të të muajit të parë të Kalendarit Hënor Kinez dhe shënon hënën e parë të plotë të vitit të ri kinez. Festimet ndryshojnë nga njera krahinë në tjetrën, por e përbashkëta e tyre është ngrënia e dumplings-ave të ëmbël me oriz.
Kjo ditë shënon dhe përfundimin e pushimeve të Festivalit të Pranverës.(Eda Merepeza)