Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu raporton për lirimin e 3 gazetarëve të saj, të rrëmbyer nga militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ekipi i përbërë nga një korespondent, një fotoreporter dhe një operator u mbajt peng 48 orë nga forcat e PKK-së, në distriktin Nusaybin të provincës Mardin.
Burime të sigurisë në juglindje të Kurdistanit bëjnë të ditur se ekipi i gazetarëve u rrëmbye pas filmimeve të kryera në një bazë të PKK-së, pa autorizimin e saj. (Eda Merepeza)