PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Refugjatët do të regjistrohen në kufirin greko-maqedonas
2016-02-19 10:42:49 CRI Komenti juaj Printoni

Austria dhe 4 vende ballkanike ranë dakord të enjten për të regjistruar identitetin e refugjatëve të ndodhur në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilët i drejtohen Europës Perëndimore. Drejtues të policisë nga Austria, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia u takuan të enjten në Zagreb ku nënshkruan një marrëveshje, sipas të cilës 5 vende pranuan regjistrimin e refugjatëve të mbërritur nga vendet në konflikt si Siria, Afganistani, Iraku etj. Në marrëveshje theksohet se vetëm refugjatët e ardhur nga këto vende do të lejohen të kalojnë kufirin greko-maqedonas, për tu transportuar më pas drejt Austrisë.

Në takim iu bë thirrje Bullgarisë dhe Shqipërisë të jenë pjesë e kësaj veprimtarie të përbashkët, pasi pritet që me kontrollin e rreptë të kufirit austriak, rruga e re e refugjatëve drejt Europës Perëndimore të kalojë nga Shqipëria dhe Bullgaria.

Të mërkurën autoritetet austriake bënë të ditur që nga 19 shkurti numri i refugjatëve që do të kalojnë kufirin e këtij vendi do të kufizohen në 3200 vetë në ditë. Përfaqësuesit e vendeve ballkanike nga ku kalojnë refugjatët u shprehën në takim se do të marrin të njejtat masa si pala austriake. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China