PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OECD ul parashikimin për rritjen ekonomike botërore 2016-2017
2016-02-19 10:35:59 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik(OECD) publikoi të enjten në Paris një raport të perspektivës së ekonomisë botërore, ku parashikohet niveli i rritjes ekonomike në periudhën 2016 - 2017 në 3% dhe 3.3%, duke shënuar një rënie prej 0.3% nga parashikimi i nëntorit të kaluar.

OECD parashikon që rilindja ekonomike e vendeve të zhvilluara do të mbetet e ngadaltë, ndërsa ekonomia amerikane në periudhën 2016 -2017 do të rritet me 2.0% dhe 2.2%,ose 0.5% dhe 0.2% më e ulët se parashikimi i mëparshëm. Ndërkohë, rritja ekonomike e Eurozonës në të njejtën periudhë pritet të jetë 1.4% dhe 1.7%, 0.4% dhe 0.2% më e ulët se parashikimi i kaluar.

Në raportin e OECD thuhet se perspektiva e rritjes së ekonomive të reja në periudhën 2016-2017 do të jetë e ndryshme. Ekonomia braziliane do të shënojë një rënie prej 4% sivjet kurse në vitin e ardhshëm ajo nuk do të rritet. Ekonomia kineze do të rritet me 6.5% dhe 6.2% në periudhën 2016 -2017, pa ndryshuar shifrat nga parashikimi i mëparshëm, ndërsa ekonomia indiane do të rritet me 7.4% dhe 7.3%, 0.1% më shumë se parashikimi i mëparshëm.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China