Organi më i lartë i planifikimit ekonomik në Kinë ka deklaruar se këtë vit do të investohen 800 miliard yuan, ose 120 miliard dollarë amerikanë për projektet në sektorin e sigurisë së ujit. Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës ka bërë të ditur se për realizimin e këtij objektivi do të nxitet biznesi privat. Investimet në projektet për sigurinë e ujit në Kinë janë rritur gjatë planit të fundit pesëvjeçar të zhvillimit nga viti 2011-2015. Të dhënat zyrtare raportojnë se 2 trilion yuan janë shpenzuar gjatë kësaj periudhe për sigurinë e ujit.
Nga investimet për përmirësimin e ujit të pijshëm në zonat rurale, kontrollin e përmbytjeve dhe projektet hidro-energjetike në fshatra kanë përfituar qindra milionë banorë. (Eda Merepeza)