Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry zhvilloi të dielën një vizitë katërorëshe në Tiranë, ku konfirmoi se "SHBA është përkrah Shqipërisë në rrugën transformuese të reformave". Në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kryeministri Edi Rama vlerësoi ndihmën e SHBA-ve për kryerjen e reformës në drejtësi dhe garantoi se "marsi do të jetë muaji kur do të votohet në Kuvend paketa e ndryshimeve kushtetuese për këtë reformë.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry vlerësoi se "Shqipëria është në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor".
Sekretari amerikan i Shtetit u takua dhe me presidentin Bujar Nishani, ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, kreun e PD-së Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile. (ATSH)