Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar u ul përsëri të enjten, si pasojë e shqetësimeve për mbifurnizim dhe çmimi i saj në bursën e Nju-Jorkut ra në pikën më të ulët gjatë 12 vjetëve të fundit, me 26.21 dollarë për fuçi, ose me një ulje prej 4.5%.
Sipas parashikimeve të Drejtorisë së Informacioneve Energjetike të ShBA-së, inventari global i naftës bruto do të shtohet më tej sivjet dhe në vitin e ardhshëm. Një raport i kësaj drejtorie thotë se vëllimi i prodhimit ditor i OPEC-ut ishte 31.6 milionë fuçi, ose 800 mijë fuçi më shumë se vitin 2014. Ndërsa këtë vit dhe vitin e ardhshëm vëllimi i prodhimit ditor të OPEC-ut do të shtohet përkatësisht 700 mijë fuçi dhe 600 mijë fuçi. (Wang Lei/Eda Merepeza)