Presidentja e Rezervës Federale të ShBA-së Janet L. Yellen tha të mërkurën se FED mund të rritë gradualisht normën bazë të interesit, por duke patur parasysh situatën monetare në vend dhe pasigurinë në perspektivën e ekonomisë, ky proces do të ngadalësohet.
Në një mbledhje të Komitetit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Yellen tha se të dhënat aktuale tregojnë se rritja e ekonomisë kineze nuk do të ketë rënie të madhe, por zhvlerësimi i monedhës kineze RMB ka shkaktuar shqetësim në treg, lidhur me politikën e kursit të këmbimit të RMB-së dhe perspektivën e ekonomisë kineze, duke krijuar luhatje në treg madje dhe shqetësim për të ardhmen e ekonomisë botërore. (Wang Lei/Eda Merepeza)