Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë të mërkurën në konferencën, "FIAA – Wishes for a successful business year", ku ka folur për lehtësirat që qeveria e tij po i ofron biznesit.
"Europianizimi i sistemit të TVSH-së dhe shkurtimi i saj me 50 për qind është një shifër e lartë dhe një arritje e madhe", ka thënë Rama.
Një tjetër pikë ku është ndalur kryeministri ka qenë edhe liberalizimi dhe hapja e tregut të energjisë.
"Do të theksoja se është pikërisht qeveria jonë që ka hapur rrugën për liberalizimin e vërtetë. Plani ynë është të punojmë dhe synimi ynë është që në 2018 të kemi një barazim të plotë të tregut të energjisë në vend", ka thënë më tej Rama.
Ai ka shtuar se këtë vit do të nënshkruhen kontrata të rëndësishme sa i përket naftës, turizmit dhe fusha të tjera. (ATSH)