Nga 19 deri më 23 janar, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një tur vizitash në Arabinë Saudite, Egjipt, Iran si dhe selinë e përgjithshme të Bashkimit Arab.
Pas përfundimit të turneut të Xi Jinpingut në Lindjen e Mesme, ministri i jashtëm kinez Wang Yi u shpreh se ai është hapi i parë i rëndësishëm diplomatik i Kinës në këtë vit. "Arabia Saudite, Egjipti dhe Irani janë vende me ndikim të madh në Lindjen e Mesme,me të cilat Kina ka miqësi tradicionale e bashkëpunim të gjerë. Ky është turi i parë i kryetarit Xi Jinping jashtë vendit këtë vit, gjë që tregon se Kina i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me këto 3 vende dhe me Lindjen e Mesme", tha ministri i jashtëm.
Gjatë turneut, kryetari Xi Jinping u takua me udhëheqës të të 3 vendeve, drejtues të organizatave rajonale dhe personalitete të qarqeve të ndryshme me të cilët shkëmbeu mendime si dhe u nënshkruan 52 marrëveshje bashkëpunimi. Vizitat shtetërore të Xi Jinpingut në këto vende kanë thelluar miqësinë tradicionale, kanë nxitur procesin e paqes në rajon, si dhe bashkëpunimin e zhvillimin me leverdi reciproke. (Fani/ Eda Merepeza)